FOTO: Broshura, TC Kosova e Re, MZHE 2017

Zv/kryeministri Abazi: Tërheqja e Contour-Globalit është një fitore

Kompania Contour-Global ka ndaluar planet për ndërtimin e një termocentrali me qymyr 500 megavat në Kosovë, dhe tha se nuk do të bëjë investime të tjera në termocentrale nga qymyri, ka shkruar Reuters.

Projekti do të siguronte rreth gjysmën e kërkesës për energji elektrike të vendit ballkanik i cili po përballet me mungesë të energjisë.

“Ne nuk do të zhvillojmë ose të sigurojmë termocentrale qymyri në të ardhmen”, tha kompania të martën në deklaratën e saj të plotë për vitin 2019.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi që ka qenë edhe bashkë-themelues i KOSID, që kanë qenë të zëshëm kundër ndërtimit të termocentralit me qymyr, e ka vlerësuar tërheqjen e Contour Global si fitore globale.

“Tërheqja e Contour-Global nga Termocentrali me qymyr është një hap drejt fitores globale kundër sektorit të energjisë bazuar në fosile në energjinë e gjelbër dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Rëndësia e këtij vendimi tani është pikërisht në përputhje me atë që bota po ballafaqohet tash, me koronavirusin ku shëndeti publik është primari”, ka thënë zëvendëskryeministri Abazi.

“Ky vendim është për tu përshëndetur dhe shpresoj se fundi i qymyrit do vjen së shpejti”, shtoi ai duke thënë se për të, ky vendim është ri-energji për betejat e radhës.

“Në nivel personal, ky vendim për mua është një rienergjizim për betejat e së ardhmes”, shtoi Abazi.

ContourGlobal ndalon planet për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’

Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës sa ke qenë në opozitë e ka kundërshtuar kontratën e Qeverisë me Contour-Global për ndërtimin e termocentralit me qymyr.

Rruga e Errët e Termocentralit ‘Modern’

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.

.