Foto: REL/AFP

Zv/drejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut: Nuk kemi asnjë vendim të Qeverisë për kufizim të lëvizjes

Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, ka thënë se nuk ka pranuar asnjë vendim të Qeverisë, në lidhje me kufizim të lëvizjes në komunat veriore të vendit.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Hoti tha se policia është duke e respektuar vetëm vendimin që lidhet me gastronominë.

“Ne e kemi zbatu vendimin e Qeverisë për me i mbyllë lokalet e gastronomisë. Tash në nivel lokal shtabet e emergjencave se çfarë vendime marrin, duhet me e konfirmu Qeveria. Vendimi që ka qenë për mbyllje të gastronomisë prej 21:00 deri më 05:00, ai është duke u zbatu. Tash të shohim nesër nëse ka ndonjë vendim tjetër”, ka thënë Hoti përmes telefonit.

Ndalimi i lëvizjes për shtatë ditët e ardhshme në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, u njoftua nga zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, në një konferencë për media, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton RTK.