Zv/drejtori i Policisë: Ekipet tona janë në vendngjarje bashkë me KFOR-in

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka thënë se janë në koordinim me KFOR-in dhe së të dy ekipet ndodhen bashkë në Banjska të Zveçanit.

“Jemi në koordinim të plotë me KFOR-in. Në momentin që po flasim ekipet tona bashkë me ekipet e KFOR janë aty”- tha Hoti.

Hoti bashkë me kryeministrin Kurti në konferencën e përbashkët pas vrasjes së një polici dhe dy të tjerë plagosur në Banjska të Zveçanit, thanë se një grup prej së paku 30 persona të armatosur rëndë ndodhën në rrethimin e Policisë së Kosovës.

Vritet një polic i Kosovës, plagoset një tjetër