Instituti për Mjekësinë Ligjore - IML, 8 dhjetor 2022 - Foto: KALLXO.com

Zv/drejtori i IML-së Naim Uka flet pas dorëheqjes

Zëvendësdrejtori Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Dorëheqjen e ka konfirmuar Uka për KALLXO.com duke thënë se ka dhënë dorëheqje morale dhe të pa revokueshme.

“Kam dhënë dorëheqje morale dhe të parevokueshme nga pozita e zv. Drejtorit te IML-së”- tha ai.

Më 8 dhjetor Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se janë zhdukur provat për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë rastit, mbrëmë në orët e vona jam njoftuar që janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit, nga laboratori, kam njoftuar ushtruesin e kryeprokurorit Besim Kelmendi. Në rasat e epruveta kanë qenë 15 epruveta me gjakë, një e urinës dhe një epruvetë e lukthit”-  ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se në hapësirën në të cilën ruhen mostrat kanë qasje vetëm tre persona.

“Ky akt është vërejtur dje gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në frigoriferët e rinj, por jam e bindur se ka qenë çështje kohe që ata që e kanë orkestruar do ta plasonin si një veprim dëmtues të procesit në tërësi”- ka thënë ministrja.

Haxhiu: Janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore – VIDEO