Zubin Potok: Vdes një person pasi u godit nga vetura

Një person ka humbur jetën dje rreth orëve të  mbrëmjes në Zubin Potok, pasi ishte goditur nga një veturë.

Mjeku kujdestar kishte konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë ishte dërguar për obduksion.

Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.