Zubin Potok, arrestohet për kontrabandë me mallra

Në person, që ishte duke drejtuar një automjet me targa të huaja është arrestuar nga Polciia e Kosovës pasi që i njëjti përmes rrugëve ilegale kishte hyrë ne territorin e Kosovës me mall komercial të padeklaruar.

“Është ndaluar automjeti me targa të huaja që drejtohej nga i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti përmes rrugëve ilegale kishte hyrë në territorin e Kosovës. Gjatë kontrollit në automjet është vërejtur se ka mall komercial për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka njoftuar se automjeti me mall iu është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm.