Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Zubin Potok, arrestohen dy ish-pjesëtarë të policisë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Zubin Potok dy ish-pjesëtarë të saj.
Arrestimet kanë ndodhur më 13.12.2024.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ( ish pjesëtar i Policisë së Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të uniformes së Policisë së Kosovës, si dhe një armë gjuetie me leje të skaduar me 50 copë fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.
Ndërsa, në rastin e dytë, policia arrestoi një person nën dyshimin për veprën penale “Përvetësim në detyrë”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ( ish pjesëtar i Policisë Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e ti janë gjetur dhe konfiskuar: Një uniformë e, një folder me dokumente dhe një shtëpizë e kompjuterit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftim.