ZRrE vendos të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka marrë sot vendim që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Sipas vendimit të ZRrE-së, çmimet e energjisë do të jenë ato të vitit të kaluar deri në prill të vitit 2022.

Vendimi i bordit të ZRrE-së për tarifat e energjisë prill 2021- mars 2022 është marrë në muajin tetor e jo siç zakonisht ndodh në tremujorin e parë të të secilit vit, pasi ky institucion ka qenë pa bord funksional deri në muajin gusht.

“Në këtë seancë janë aprovuar tarifat e energjisë elektrike për vitin tarifor 2021, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT); Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO). Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët me Shërbime Universale të Furnizimit do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Rregullatorit.

Rregullatori i Energjisë vendos të mos ketë shtrenjtim të rrymës