Ymer Fejzullahu - Kryetar i bordit të ZRrE-së - Foto: Kallxo.com

ZRrE: Vendimi për shtrenjtimin e rrymës ka qenë i drejtë

Ymer Fejzullahu, kryetar i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë i ka qëndruar mbrapa mendimit se vendimi për tarifat e reja të energjisë të miratuara në shkurt të këtij viti, është i drejt.

Fejzullahu gjatë raportimit para Komisionit për Ekonomi tha se janë duke pritur vendimin e Gjykatës së Apelit pas ankesës së tyre ndaj vendimit të Gjykatës Themelore.

“Unë po besoj që ne kemi marrë vendim të drejtë dhe jemi duke e shfrytëzuar drejtën tonë që të ankohemi në gjykatë sa i përket këtij vendimi. Ky vendim nuk është i formës së prerë ka hapësirë për ankimim nga ZRrE, cili do që të jetë vendim i Apelit ne do ta respektojmë dhe do të implemetojmë. Vendimi i Gjykatës Themelore nuk është i formës së prerë dhe nuk zbatohet menjëherë”, tha ai.

Kryetari i ZRrE-së prezentoi para deputetëve raportin vjetor të këtij institucioni, ai përmendi krizën energjetike e cila përfshiu vendin në pjesën e dytë të vitit, të cilën e quajti sfidë.

“Gjatë vitit 2020 çmimi i importit ka qenë 51 euro ndërsa në vitin 2021 vetëm ky ndikimi i tre muajve të fundit ka rezultuar që viti mesatar të jetë 119 euro. Fatkeqësisht konsumi është duke u rritur jo për shkak të industrisë por rritjes së konsumit shtëpiak”, theksoi ai.

ZRrE vendos për tarifat e reja