ZRrE nuk lejon xhirimin e mbledhjes ku po diskutohet për lejen për Kelkos

Zyra e Rregullatorit të Energjisë është duke mbajtur  mbledhjen e saj të radhës ku do pritet të shqyrtojë pikën e rendit të ditës mbi licencimin e ndërmarrjes KELKOS në veprimtarinë e prodhimit të energjisë në Bjeshkën e Deçanit.

Por kjo mbledhje është duke u mbajtur pa praninë e mediave, me arsyetimin e pandemisë COVID-19.

Drejtoresha e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, Jeta Xharra, nuk është lejuar ta ndjek këtë mbledhje e madje nuk e kanë pranuar as propozimin e saj që të qëndrojë vetëm kamera, pa asnjë person.

Xharra ka shkruar se anëtaret e bordit të ZRrE-së po insistojnë të mbajnë mbledhjen në mënyrë jo transparente.

Postimi i plotë i Jeta Xharrës:

Jemi para ZRrE-se sepse sot ka mu vendos a me ju vazhdu leja Kelkosit per operim, leje e cila ju ka dhane ketij hidrocentrali para nje viti jashteligjshem sepse nuk ka pas leje mjedisore. Erdhem me xhiru mbledhjen, ashtu siq kemi bo para pandemise. S’na lane sepse po thone “pandemia”. E ofruam me lane kameren ne mbledhje tu xhiru, pa asnje person, sepse kamera nuk përhap pandemi. Thane po mediat tjera dojne te njejten. Ani, i thamë, na krejt mediave po ja japim xhirimet nësr ju e leni një kamerë me xhiru, ose na po ja marrim tjerëve xhirimin. “S’BON” Po insisitojne me mbajt mbledhje jotransparente (sepse e dinë çka kanë bo para një viti). Thanë “mos rri tu kqyr te xhamat se po i pengon anëtarëve të bordit”. Po rri sepse prapa xhamave po muj me ndegju çka po thonë! Po du me pa si po mirret vendimi per këtë operator për të cilin edhe qytetarët edhe kryetari i komunës së Deçanit na kanë thanë që është duke i thy rregullat e operimit të hidrocentralit duke e shtjerr ujin në Bjeshkën e Deçanit. #transparenca #kallxomeftyre