ZRrE ndër rregullatorët më të dobët sipas Sekretariatit të Energjisë

Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, ka prezantuar “Raportin Implementues 2019 nga Sekretariatit i Komunitetit të Energjisë”, para Komisionit parlamentar për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike.

Kopac ka thënë se në raport përveç tjerash janë vlerësuar edhe rregullatorët e energjisë të të gjitha vendeve kontraktuese. Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) nuk është vlerësuar mirë nga Sekretariati. Sipas Kopac, vetëm dy rregullatorë të tjerë radhiten më poshtë se ZRrE sa i përket performancës.

“Jemi duke i vlerësuar edhe rregullatorët e energjisë te vendet kontraktuese dhe e shohim që ZRrE nuk është vlerësuar aq mirë, vetëm dy janë më keq se ju”, ka thënë Kopac para Komisionit.

Madje ai ka shtuar se kanë shumë kritika për punën e ZRrE-së.

“E para ka të bëjë me rregullimin e tregut me shumicë. Duhet me u hap tregu edhe për furnizues të tjerë jo vetëm për KESCO, ZRrE nuk është marrë me këtë çështje edhe pse është kompetencë e tyre”, shtoi Kopac.

Kopac ka thënë se ZRrE duhet të krijojë një kornizë ligjore për hapjen e tregut në fushën e energjisë dhe rregulla të tilla janë shumë të rëndësishme për hapjen e tregut.

“Ju në Kosovë nuk keni 100 për qind shërbime të balancuara. Të dhënat për tregun e energjisë nuk janë transparente, të publikohen ENTSO-E, duhet të ketë një lidhje mes konsumatorëve të mëdhenj dhe prodhuesve të energjisë dhe duhet me u leju një lidhje e tillë dhe kjo nuk ndodh për shkak se ZRrE nuk ka miratuar kriteret për autorizim për krijimin e një lidhe të tillë”, përfundoi Kopac.

Në pjesën e parë të mbledhjes së Komisionit për Ekonomi kanë raportuar edhe Bordi i ZRrE-së në lidhje me raportin konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara për kompanitë e rregulluara nga ZRrE.

KALLXO.com ka transmetuar live prezantimin e raportit nga drejtori Kopac.

LIVE Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE)raporton para Komisionit Parlamentar për Ekonomi…

LIVEPrezantimi i Raportit Implementues 2019 nga Sekretariatit i Komunitetit të Energjisë.

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 3 mars 2020