ZPS: Dëshmitarët u dëmtuan nga të akuzuarit me publikimin e emrave të tyre

Në vazhdimin e seancës së parë për fjalën përmbyllëse ndaj Gucatit dhe Haradinajt, ZPS-ja ka bërë publike disa prova ku Gucati shprehet se nëse do të nxirrte ndonjë emër do të vendosim në rrezik ndonjë person.

Po ashtu edhe Haradinaj sipas ZPS-së, në Gjykatë ka thënë se nxjerrja e emrave të dëshmitarëve do të kishte pasoja për ndonjë person.

ZPS-ja thotë se ata e dinin që publikimi i emrave të dëshmitarëve nuk do të duhej të bëhej por ata bën publikimin e tyre.

“Të akuzuarit kanë njoftuar nxerrjen e informacionit për personat e mbrojtur përmes konferencave për shtyp, programeve televizive duke bërë presion të dëshmitareve, ata kanë dhënë mesazhe se emrat e dëshmitarëve janë publike”.

“Në bazë të provave të akuzuarit i kanë thënë dëshmitarëve spiun, tradhtar dhe bashkëpunëtorë”. Sipas ZPS-së dëshmitarët u dëmtuan nga të akuzuarit, ata kishin frikë dhe humbën besimin, disa prej tyre u zhvendosën me vendbanim.

Sipas ZPS-së të akuzuarit kanë dhënë deklarata kundër Gjykatës Speciale duke u shprehur se kjo gjykatë është e njëanshme.

ZPS-ja thotë se Haradinaj ishte shprehur se do të publikonte çdo dokument që do t`i kishte në dorë, Haradinaj gjatë një interviste ishte shprehur se e dinte se do të dëmtonte procesin gjyqësorë me publikimin e dokumenteve dhe ishte i vedijshëm për këtë.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (TFHS) dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerë të shpërndanin më tej informacionin jopublik.

Sipas Dhomave të Specializuara të dy organizuan dhe bashkërenduan së bashku me disa të tjerë shpërndarjen e paautorizuar të informacionit konfidencial dhe jopublik dhe veprime të tjera në lidhje me të.

 

Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt, palët nisin me dhënien e fjalëve përfundimtare