Haki Rugova, LDK, Istog. Foto: Kallxo.com

Zotohet Haki Rugova

Në mbledhjen e parë të asamblesë komunale i rizgjedhuri në krye të Istogut Haki Rugova është zotuar se do i përmbushë të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale.

Rugova ka bërë betimin e tij solemn para 27 asamblistëve të rinjë të Istogut pas një procesi të gjatë elektoral në komunën ku zgjedhjet ishin përsëritur për shkak të parregullsive.Haki Rugova, iu është drejtuar me një fjalë rasti anëtarëve të kuvendit dhe të pranishmëve në sallë, ku ka premtuar se do të angazhohet që të realizojë të gjitha premtimet që iu ka dhënë qytetarëve. Ai tha se do të punojnë bashkë me qytetarët që Istogu të jetë model i qeverisjes së mirë gjë që është dëshmuar në të kaluarën e më punë do të dëshmohet edhe në të ardhmen. Në këtë mbledhje solemne, përveç anëtarëve të zgjedhur të kuvendit të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga MAPL, OSBE, KFOR, media dhe një numër i madh i qytetarëve. Të ngjashme certifikohet rezultati për Istogun KQZ shpalli rezultatet përfundimtare për kryetar të Istogut Ndryshon rezultati në Istog, Rugova prinë para Dreshajt AAK fiton Istogun, PDK me një deputet shtesë në Kuvend Mustafa: LDK dhe Haki Rugova kanë fituar në Istog Rugova: Do t’i shkojmë deri në fund këtij procesi