Zotimi i Qeverisë se ka siguruar vaksinat anti-COVID, reagon ish ministri i Shëndetësisë

Ish ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar lidhur me deklarimet e Qeverisë se ka siguruar 500 mijë vaksina anti-Covid-19 nga kompania Pfizer-BioNTech.

Ismaili ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se së situata është alarmuese pasi vendet e rajonit tashmë kanë filluar me vaksinimin dhe qytetarët e kosovës nuk e dinë se kur do mund të vaksinohen.

“Është alarmuese përgjigja e kompanisë Pfizer-BioNTech për mediat kosovare se ende nuk kanë një marrëveshje të nënshkruar me Kosovën, dy ditë pasi që kryeministri deklaroi se tashmë vaksinat janë siguruar. Është e dhimbshme që, përderisa qytetarët e shteteve të rajonit kanë nisur vaksinimin kundër virusit, qytetarët e Republikës së Kosovës ende nuk e dijnë nëse do t’i marrin vaksinat këtë vit apo jo”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Ismailit:

Është alarmuese përgjigja e kompanisë Pfizer-BioNTech për mediat kosovare se ende nuk kanë një marrëveshje të nënshkruar me Kosovën, dy ditë pasi që kryeministri deklaroi se tashmë vaksinat janë siguruar. Është e dhimbshme që, përderisa qytetarët e shteteve të rajonit kanë nisur vaksinimin kundër virusit, qytetarët e Republikës së Kosovës ende nuk e dijnë nëse do t’i marrin vaksinat këtë vit apo jo.

Prandaj, sonte, pa humbur kohë, Qeveria duhet të dalë me sqarime të shpejta dhe të plota, dhe të na tregojë të gjithëve se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë dhe a ka një marrëveshje të nënshkruar. Përndryshe, e gjitha kjo nguti e Qeverisë për t’u deklaruar rrejshëm, do të provohet që ishte tentim për të bërë fushatë e aspak për t’u dalë në ndihmë qytetarëve – fatëkeqësisht.

Qytetarëve u duhet një përgjigje sa më shpejtë!