Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zotimi i kandidatit Atiq për qendrat e vaksinimit në Mitrovicën e Veriut 

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq nga Iniciativa Qytetare Mitrovica ka thënë se nëse merr mandate do të sigurojnë hapësira për trajtimet e qytetarëve sa i përket COVID-19.

“Vaksinimi aktualisht po bëhet në jug të Mitrovicës. Do të hapim së paku një vend ose dy, me hapësira të përkohshme edhe për kontrollë por edhe për vaksinim kundër COVID-19”, u shpreh Atiq.

Ai ka shtuar se gjendja shëndetësore në Komunën e Mitrovicës së Veriut është e rëndë, “duke e marrë paraysh se institucionet shëndetësore menaxhohen nga ato paralele.

Pas zgjedhjeve të 17 tetorit, Iniciativa Qytetare Mitrovica, e cila përbëhet nga disa parti politike, e kanë të garantuar pozitën e nënkryetarit në këtë komunë.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Mitrovicës së Veriut diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Në DebatPernime është kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut: Erden Atiq nga Iniciativa Qytetare Mitrovica.

I ftuar në debat ka qenë edhe Milan Radojeviq nga Lista Serbe por i njëjti nuk ka pranuar të jetë pjesë e debatit.

Për të qenë përballë kandidatit për kryetar të komunës janë ftuar edhe kandidatet për asambliste në këtë komunë, por asnjëra prej tyre nuk ka ardhur në debat.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.