Zotimet e koalicionit AAK-PSD për siguri

Sonte në Debat Pernime partitë politike kanë prezantuar politikat mbi siguri.

Burim Ramadani nga koalicioni AAK-PSD duke komentuar pozitën aktuale të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, tha se ai nuk do të shkarkohet pa e përfunduar mandati deri në fund.

Tutje, kandidati për deputet tha se synojnë që reagimin në thirrjet e policisë ta arrin siç është në Evropë.

Këto janë premtimet e AAK-PSD për siguri:

Jeta Xharra: Kur keni me vendosë çka ka me ndodhë me  eprorët e policisë që para 5 viteve kanë ra prej testit të integritetit të AKI-së e që sot vazhdojnë me punu në polici?

Burim Ramadani: Testiti të integritetit nuk quhet po verifikim i sigurisë, prej 10 gushtit të 2010 ka ligj, thjeshtë me u zbatu ligji. Sikurse ju e dini ne nuk  e kemi udhëheq ministrinë. Jam i vetmi që kam hy në test të sigurisë, për me qartësua pozicioni edhe detyrën edhe kur je i emëruar politik.

Jeta Xharra: Emin Beqiri është komandant i policisë në Ferizaj edhepse gjykata Supreme ka thanë që ai është liru në kundërshtim me ligjin për akuzat për korrupsion. Në mandatin tuaj, a ka me qenë Beqiri drejtor i policisë në Ferizaj?

Burim Ramadani: Sigurisht nuk po flasim vetëm për një emër, nëse ligji nuk e lejon kushdo coftë, nëse ka hapësirë të ligjit ne nuk jemi aty.

Jeta Xharra: Shpend Maxhuni drejtor i AKI-së ka qenë drejtor i Policisë në kohën kur janë depërtua Turqit. A ka me vazhdu me qenë shef i AKI-së Shpendi në mandatin tuaj?

Burim Ramadani: Shpend Maxhuni e ka një mandat sipas ligjit, në rast se nuk bën gabime ligjore ose aktivitete ka me vazhdu mandatin deri në fund.

Jeta Xharra: A ke me i qitë prej punës policët që nuk e kanë mbrojtë Valbona Ndrecajn?

Burim Ramadani: Po besoj që kjo temë është rritje e përformancës në menaxhmentin e Policisë, do të kërkojmë rritje të përfermoncës. A është në procedurë gjyqësore. Ne do ta rrisim përformancën.

Jeta Xharra: Sa ka me kanë koha e reagimit të policisë në rastet kur raportojnë qytetarët?

Burim Ramadani: Standardi evropian është 13 minuta. Ne synojmë që me mbërri standardin evropian, është dikund 27 minuta tash. 2 mijë policë shtesë ka me pas Policia e Kosovës dhe e kemi rritë buxhetin për sektorin e sundimit të ligjit.

Jeta Xharra: Kur ka me u bo sigurimi jetësor për policët?

Burim Ramadani: Ne e quajmë në një pako më të madhe, pako sociale dhe jetësore e cila ka me fillu në trajtimin e pakos në tërësi në periudhën e parë të vitit 2020.

Jeta Xharra: Kur do ta kemi ligjin për pensionim të parakohëshëm për policët e Kosovës?

Burim Ramadani: Tashmë është në programin tonë, është viti 2020 definitivisht po.

Jeta Xharra: Kur keni me instalu radarët automatik nëpër semafora?

Burim Ramadani: Ne e kemi në program një program për siguri publike që e përfshinë edhe sigurinë publike.

Jeta Xharra: Kur keni me instalu radarët automatik nëpër autostrada?

Burim Ramadani: Unë besoj në fillim të vitit 2021.

Jeta Xharra: Kur keni me ja mundësu policisë me i punu radiolidhja në tërë territorin e Kosovës?

Burim Ramadani: Jo vetëm të policisë, mendojmë që të gjitha institucioneve të sigurisë që ato të komunikojnë mes vete, viti 2020 me fillim.