Zotimet e AAK-PSD për drejtësinë

Përfaqësuesi nga koalicioni AAK-PSD, Selim Selimi ka shpalosur disa prej zotimeve mbi drejtësinë.

Sipas Selimit, brenda mandatit katër vjeçar do të unifikohen data bazat për institucionet e sigurisë.

Ai po ashtu premtoj se në pjesën e parë të mandatit do të kemi të gatshëm Kodin Civil.

Këto janë zotimet e koalicionit AAK-PSD:

Jeta Xharra: Kur kanë me u unifiku databazat e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës?

Selim Selimi: Jemi në proces, do të kryhet brenda mandatit të parë.

Jeta Xharra: Kur kemi me i pa intervistat në polici prokurori e gjykatë kanë me u kry me video e audio inqizim?

Selim Selimi: Kjo është politikë e organeve të drejtësisë dhe ministrisë së Punëve të Brendshme, ata e dinë. Mundemi me i obligu me ligj, nuk është vlerësuar politika.

Jeta Xharra: Kur keni me bo mekanizëm të kontrollit me GPS për personat në arrest shtëpiak dhe me masa?

Selim Selimi: Sigurisht, shpejtë. Nuk e di sa merr kohë, në dy vjet e para.

Jeta Xharra: Cili është buxheti që keni me ia aprovu KPK-së dhe KGjK-së?

Selim Selimi:Krejt çka kanë lypë, KGJK dhe KPK, kërkesat e tyre janë korporu. Përveç që i kemi mbush me buxhet. Po.

Jeta Xharra: A premtoni se Kodi i Procedurës Penale do të parasheh suspendimin e zyrtarëve me aktakuza?

Selim Selimi:Egziston legjislacioni që e parasheh këtë, është bërë një koncept dokument i cili i parasheh. Ne e kemi futë në proces.

Jeta Xharra: Kur do ta kemi Kodin Civil, projekt ky që ka fillu para gati 4 vjetve?

Selim Selimi:Kodi Civil ka qenë projekt i përbashkët me BE-në, nuk e di saktë. Është në proces. Në pjesën e parë të mandatit.

Jeta Xharra: A pajtoheni që aktakuzat duhet me qenë publike që nga dorëzimi i tyre në gjykatë?

Selim Selimi:Varet nga vepra penale, për tjerat besoj që duhet të jenë të hapura sepse garantohet barazia e armëve. Unë mendoj që duhen të bëhen.

Jeta Xharra: A pajtoheni që Kodi i Procedurës Penale duhet me mundësu që rastet kur Supremja konstaton se gabimisht janë liru të akuzuarit për korrupsion, duhet me pas rigjykim?

Selim Selimi:Për shkak që Supremja është niveli i tretë, të gjitha vendimet e saj janë të obligueshme.

Jeta Xharra: A pajtoheni që prokurorët që ju dështojnë aktakuzat e korrupsionit duhet të përfundojnë automatikisht në vlerësim të performancës?

Selim Selimi: Pajtohem plotësisht.

Jeta Xharra: A ka me u hetu prejardhja e pasurisë prej vitit 99 apo veq 10 vjetët e fundit?

Selim Selimi: Me ligjet parashihet që, disa parashkruhen disa jo.

Jeta Xharra: Sa ka me zgjatë procesi i shitjes së pronës së konfiskuar?

Selim Selimi:Është shpejtuar goxha shumë, do të jetë optimal.

Jeta Xharra: A keni me i njoftë vendimet e gjykatave paralele sipas marrëveshjes së Brukselit apo keni me e rishiku marrëveshjen?

Selim Selimi: Marrëveshjet e Brukselit na obligon dhe vendimet e Gjykatave në juridiksion të Kosovës do t’i njohim. Marrëveshjet e Brukselit janë të rregulluara.