Ilustrim

Zonat e Gjilanit ku është ndërprerë furnizimi me ujë shkaku i një defekti

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar konsumatorët e rrugëve “Dalip Dalipi” dhe “Hamdi Berisha” se për shkak të defektit në gyp është ndërprerë furnizimi me ujë.

Sipas njoftimit, ekipet teknike kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe për shkak të specifikave teknike ku ndodhet defekti sanimi i tij merr kohë deri nesër.

Kjo kompani ka njoftuar qytetarët se çdo informatë shtesë, të kontaktojnë: Tel: 044983071, fix 0280326980, ndërsa kujdestaria inaktive: 044719813.