Foto: REL

Zogaj: Vettingu në drejtësi do të bëhet qysh kemi thënë ne

Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk po pajtohet me mënyrën se si sipas tyre Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria janë duke e trajtuar çështjen e vettingut në sistemin e drejtësisë.

Albert Zogaj, kryesues i KGJK-së ka thënë për #KallxoPernime se mekanizmat e brendshëm mbikëqyrës janë mënyra se si do duhej të vlerësoheshin gjyqtarët.

“Më vjen keq që kemi shpenzuar kohë pa e ndërtuar këtë mekanizëm, pasi që secili e dimë që një mekanizëm i jashtëm siç po tenton Ministria ta bëjë, merr vite. 202 gjyqtarë do t`i nënshtrohen performancës këtë vit, po të kishte mekanizëm që ne kemi kërkuar para një viti e gjysmë, këta gjyqtarë do të futeshin në filtrin e verifikimit”- ka thënë Zogaj.

Sipas Zogajt herët ose vonë, edhe Ministria e Drejtësisë do të kthehet tek propozimi i tyre.

Vettingu, synon të bëjë një vlerësim të performancës, pasurisë dhe integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që aktualisht janë pjesë e sistemit të drejtësisë, dhe atyre që në të ardhmen mësyjnë këto pozita.

Por me këtë reformë nuk janë pajtuar as Këshilli Gjyqësor i Kosovës e as ai Prokurorial.

Raportimet e KALLXO.com lidhur me çështjen e vettingut në sistemin e drejtësisë mund t`i lexoni duke klikuar në LINK