
Albert Zogaj - Kryesues i KGJK-së
Zogaj: Akuza e ministres Haxhiu, shembulli më i keq dhe cenim i pavarësisë së gjyqësorit
Shembull të tmerrshëm të cenimit të pavarësisë së sistemit gjyqësor, e ka quajtur Albert Zogaj, akuzën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për ‘tradhti’ të gjyqtarit në rastin ‘Pantiq’.
Zogaj ka thënë se shpreson që për këtë do të bëhet ndonjë vlerësim si gjëja më e keqe në cenimin e pavarësisë së gjyqësorit.
“Qasja e qeverisë ishte agresive ndaj një gjyqtari i cili vetëm e ka kryer punën e vet. Ishte për keqardhje mos kuptimi i Qeverisë në norma elementare se si duhet të funksionoj gjykata”- tha Zogaj në emisionin #KallxoPernime.
Zogaj ka shtuar se për këtë rast nuk kishte ndonjë alternativë tjetër as gjyqtari e as prokurori, sepse sipas tij kishte një raport të cilin duhej ta zbatonin.
Një qasje të tillë ndaj akuzës së ministres Haxhiu e ka komentuar edhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku.