Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

ZKM me tender për botimin e një libri për ekonomi në shqip

Libri “The Economics of Gender”, apo “Ekonomia e Gjinisë” e autores, Joyce P. Jacobsen, i përkthyer në gjuhën shqipe, pritet të botohet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, pasi për botimin e këtij libri, ZKM kishte hapur tender.

Më 6 shtator të këtij viti, Zyra e Kryeministrit hapi tender për botimin e librit ”The Economics of Gender”, botimi i tretë i autores Joyce P. Jacobsen, i përkthyer së fundmi edhe në gjuhën shqipe.

Për botimin e 500 kopjeve të këtij libri, ZKM kishte parashikuar të nënshkruaj kontratë në vlerë deri 5,000 euro, me kohëzgjatje të kontratës një muaj.

Kuotimi i çmimit është lloji i procedurës së përdorur për këtë tender, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Me datën 13 shtator 2022, nga kryeministria ishte caktuar afati deri kur mund të ofertonin kompanitë e interesuar për këtë aktivitet të prokurimit.

Në këtë aktivitet të prokurimit u pranuan 4 tender. Tenderi i përgjegjshme me çmimin më të lartë ishte 4,000 euro ndërsa tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët ishte 3,200 euro i kompanisë G.I.Grafo – Loni Sh.P.K, e cila edhe është rekomanduar për kontratë.

Ekonomia e Gjinisë, botimi i tretë, ofron një hyrje të përballueshme, gjithëpërfshirëse dhe të përditësuar në kërkimin bashkëkohor që po kryhet mbi ndryshimet midis mundësive ekonomike, aktiviteteve dhe shpërblimeve të grave dhe burrave.

Ndërsa, fokusohet në modelet bashkëkohore amerikane, ky tekst integron një perspektivë unike krahasuese ndërkombëtare.

Diskuton të mirat dhe të këqijat e politikave të ndryshme, duke përfshirë vlera të krahasueshme dhe programe të mirëqenies.

Joyce P. Jacobsen ka qenë profesoreshë e ekonomisë në “Universitetin Wesleyan”.  Ajo ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin Stanford në vitin 1991.

Përveç librit të lartë përmendur, ajo është bashkë-autor me  Gilbert Skillman, në botimin , për tregjet e punës dhe marrëdhëniet e punësimit  “Labor Markets and Employment Relationships”, dhe bashkautor me Adam Zeller e botimit “Queer Economics: A Reader.

Ajo është presidente e kolegjit “Hobart and William Smith”.