ZKA publikon gjetjet nga autidimi në MAPL për vitin 2019-të

Në raportin vjetor të përpiluar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal përgjatë vitit 2019, edhe njëherë vërtetohet llogaridhënia për mënyrën se si kjo ministri shpenzon paratë publike dhe si menaxhon proceset administrative e financiare.

Në raportin e publikuar në ueb-faqen e ZKA, konstatohet për ligjshmëri të plotë në procesin e menaxhimit pasqyrave financiare, menaxhimin financiar dhe kontrollin e brendshëm nga MAPL për vitin 2019.

Gjithashtu, raporti thekson adresimin e plotë të rekomandimeve të mëparshme, duke vlerësuar bashkëpunimin e menaxhmentit dhe personelit të MAPL-së gjatë procesit të auditimit.

Për këtë, ZKA ka kualifikuar këtë ministri me Opinion të pamodifikuar , që nënkupton vlerësimin më pozitiv që mund t’i jepet një institucioni në një proces auditimi.

Pasqyrat Financiare Vjetore 2019 të Ministri së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) prezantuan një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale. Ky ishte opinioni pamodifikuar i Auditorit lidhur me këtë Ministri.

Raporti i Auditimit për vitin që shkoi, rezultoi me katër të gjetura dhe rekomandime për to. Ato kishin të bënin me mos mbylljen e avanceve të pa arsyetuara të udhëtimeve zyrtare nga vitet paraprake, pagesa jashtë marrëveshje dhe kompetencave të ministritë, përkrahej në projekte kapitale pa kurrfarë kriteri si dhe nënvlerësim të pasurive jo financiare kapitale.

LINK