Vlora Spanca- Auditore e Përgjithshme

ZKA planifikoi 134 auditime, Auditorja e Përgjithshme jep detaje mbi procesin

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit për sezonin auditues 2022/23, ka thënë se plani vjetor përfshin 134 auditime të llojeve të ndyshme.

Auditimet do të jenë financiare, të pajtueshmërisë, performancës, prokurimit dhe Teknologjisë së Informacionit.

“Aktualisht, jemi në proces të punës në teren për të përmbushur Planin vjetor të auditimit. Disa nga auditimet veçse janë përfunduar dhe po presim komentet e Entiteteve të audituara, ndërsa tashmë disa veçse i kemi përfunduar. Arsyeja pse jeni ftuar sot, ka të bëjë më fillimin e publikimit të raporteve audituese”- ka ajo.

Sipas saj, në bazë të Ligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, data 30 qershor është afati i fundit kur ZKA duhet të kryejë dhe publikojë raportet e auditimit për të gjitha auditimet financiare në Organizata Buxhetore.

Deri me 30 qershor, Spanca tha se planifikojnë të publikojnë të gjitha raportet e auditimeve financiare.

Ndërsa përgjatë këtij muaji është paralajmëruar se do të publikohen një numër i raporteve të auditimit të Pasqyrave Financiare të organizatave buxhetore dhe ndërmarrjeve publike, ndër të cilat:

  1. Ministria e Drejtësisë;
  2. Universiteti i Prishtinës;
  3. Komuna e Prishtinës;
  4. Komuna e Deqanit,
  5. Komuna e Vushtrrisë;
  6. Komuna e Ferizajit;
  7. Ndërmarrja Publike “Trainkos”;
  8. NP “Uniteti” – Mitrovicë; dhe
  9. Institucione tjera të nivelit qendror, nivelit lokal dhe institucione të pavarura.

Spanca poashtu paralajmëroi edhe publikimin edhe të të paktën tri raporteve të auditimit të performancës, prokurimit dhe TI-së.

  1. Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU;
  2. Ekonomiciteti dhe efektiviteti në ndërtimin e shtëpive për të kthyerit;
  3. Menaxhimi i Projekteve për Sistemet e Teknologjisë së Informacionit në Agjencia e Shoqërisë së Informacionit MPB.

Zyra Kombëtare e Auditimit planifikon t’i realizojë 134 auditime