ZKA: Malisheva regjistroi pasuri që s’i plotësoi kushtet të regjistrohet si pasuri e komunës

Zyra Kombëtare e Auditorit ka gjetur dobësi në menaxhimin e pasurive jo-financiare nga ana e Komunës së Malishevës për vitin 2021.

Auditori ka thënë se me rastin e testimit të pasurive jo financiare kapitale mbi 1,000 euro, kanë identifikuar në katër raste, ishin aplikuar norma jo adekuate të zhvlerësimit.

Sipas ZKA-së, kjo ishte ndikuar në prezantimin jo të saktë të vlerës së pasurive, duke e nënvlerësuar për 129,146 euro.

Tutje është bërë e ditur se në dhjetë 10 raste, pasuria ishte regjistruar në regjistrin kontabël si “Investim në vijim” dhe si rezultat i saj, nuk ishin kalkuluar shpenzimet e zhvlerësimit dhe pse këto pasuri ishin vendosë në përdorim nga vitet 2006 deri në 2016.

“Kjo kishte ndikuar në prezantimin jo të saktë të vlerës së pasurive neto, duke e mbivlerësuar për 101,894 euro”, thotë ZKA.

Auditori ka gjetur se në tri raste, në regjistrin e pasurive kapitale komuna kishte regjistruar pasurinë e cila nuk i plotëson kushtet për t’u regjistruar si pasuri e komunës.

“Këto pasuri ishin: për ndihmë me material ndërtimor për ndërtimin e shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale, për furnizim me mekanizëm bujqësor për fermerët, dhe për bashkëfinancim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellesit ‘Hidroregjioni Jugor’ për hapjen e puseve”, thuhet në raporton.

ZKA tutje ka shtuar se  kjo kishte ndikuar që regjistri dhe vlera e pasurive të jetë e mbivlerësuar për 75,796 euro dhe sipas auditorit, kjo kishte ndodhur për shkak të mungesës së mjaftueshme të kontrolleve të brendshme ndaj menaxhimit të pasurive jo financiare dhe të mungesës së zyrtarit për menaxhimin e pasurive pothuajse gjithë vitin.

Auditori ka shtuar se kjo ka ndikuar që vlerat neto në librat e pasurive të jetë e pasaktë dhe rrjedhimisht në pasqyrat financiare vjetore të konsiderohen të pa sakta në zërin e pasurive.

ZKA thotë se kryetari duhet të forcoj kontrollet e brendshme në menaxhimin e pasurive jo financiare duke siguruar që të gjitha pasuritë e regjistruara kontrollohen nëse janë regjistruar në kategorin përkatëse, janë duke u kalkuluar normat adekuate të zhvlerësimit dhe regjistri i pasurisë të jetë i plotë dhe i saktë.

Në anën tjetër, rregullorja e Ministrisë së Financave për menaxhimin e pasurive jo financiare në
organizatat buxhetore, përcakton procedurat standarde për dokumentimin, ruajtjen dhe tjetërsimin e pasurisë jo financiare, mbajtjen e saktë të të dhënave mbi pasurinë jo financiare përmes mirëmbajtjes sistematike të regjistrit të pasurive jo financiare kapitale.

Me paratë e destinuara për mallra dhe shërbime Komuna e Malishevës e dërgoi stafin në Shqipëri për rekreacion