
Zjarri në Prishtinë, flasin nga lokali që u dogj
Menaxhmenti i klubit të natës “Gate Club”, i cili u përfshi nga zjarri në orët e para të mëngjesit, më 14.02.2025, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale – duke e cilësuar ngjarjen si “moment shumë të vështirë”.
Nga “Gate Club” nuk u përmendën shkaqet potenciale që çuan deri te zjarri, por theksuan se kjo u takon autoriteteve relevante.
“Ky është një moment shumë i vështirë për ne, por jemi mirënjohës që dëmi është vetëm material dhe nuk ka asnjë të lënduar. Shkaktarin e fatkeqësisë tonë ua kemi lënë në dorë autoriteteve shtetërore, besojmë se jemi në duar të sigurta.” – thuhet në njoftimin e “Gate Club”.
Sipas Policisë, lokali u përfshi nga flakët rreth orës 05:30 të mëngjesit të së premtës dhe deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan deri te zjarri.
Digjet një lokal në Prishtinë, zjarri prek edhe një objekt ngjitur