Zjarri në orët e rrymës në objektin banesor në Prishtinë, disa banorë po trajtohen nga ekipet mjekësore

Sot rreth orës 18:00 Policia e Kosovës ka pranuar informata për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën ‘Muhamet Qami’, të lagjes Mati 1  në Prishtinë.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.