Foto: KALLXO.com

Zjarri në objektin banesor në Prishtinë, Policia: Disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 16.01.2025, rreth orës 18:40, ka pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin.

“Derisa po vazhdon evakuimi banorëve të ndërtesës, bazuar në të dhënat e deritanishme disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi” – ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

KALLXO.com ka publikuar pamje të përpjekjeve të Policisë, Zjarrfikësve por edhe qytetarëve për të evakuuar banorë të ndërtesës përmes ballkoneve.