Foto: KALLXO.com

Zjarri në objektin banesor në Prishtinë, Policia: 13 personave u është ofruar tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë rreth zjarrit që shpërtheu në një objekt banesor në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, aktualisht situata është vënë nën kontroll, zjarri është lokaluzuar nga ana e zjarrfikësve.

“Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrin në trembëdhjetë (13)” – ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja Flora Ahmeti.

Ajo shtoi se për detajet rreth rastit opinion do të njoftohet pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente.

Një zjarr ka shpërthyer rreth orës 18:40 në një ndërtesë banimi në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Policia dhe Zjarrfikësit kanë evakuuar disa banorë të objektit banesor.