Ilustrim

Zjarri në Graçanicë përfshiu 40 vetura

Një zjarr ishte raportuar dje në fshatin Kishnicë të Graçanicës.

Një burrë kishte raportuar në polici për një zjarr që është afër shtëpive të fshatit dhe paraqet rrezik.

Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas njoftimit, gjatë zgjerimit të zjarrit janë përfshi rreth 40 vetura. Vlera e dëmit të shkaktuar nuk dihet dhe rasti është duke u hetuar.