Zjarri në banesën në Fushë Kosovë, Policia shpëtoi një të mitur
Policia e Kosovës ka arritur ta shpëtojë një të mitur, pasi zjarri ka përfshirë një objekt banesor sot në mesditë në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën afër rrugës “Hajrullah Zymi” ndërsa tymi vazhdon ende të dalë nga banesa.
KALLXO.com është duke qëndruar në vendin e ngjarjes, ndërsa ka marrë vesh se një fëmijë i moshës rreth 15-vjeçare ka arritur të shpëtohet nga Policia e Kosovës.
Sic mëson KALLXO.com, ai ka qenë në gjumë, mirëpo policia ka arritur në kohë ta shpëtojë.
Katër persona kanë marrë trajtim mjekësor, dy prej tyre zyrtarë policorë, për shkak të tymit, konfirmoi më herët Policia e Kosovës.
Përveç rrugës “Hajrullah Zymi”, të cilën e kanë bllokuar Policia për qarkullim të automjeteve, shiriti i Policisë e ka rrethuar të gjithë ndërtesën në të cilën është përfshirë banesa prej zjarrit, si dhe ndërtesën tjetër ngjitur me të.
Si rezultat, banorët tjerë nga jashtë të të dy ndërtesave nuk po lejohen të kenë qasje në to për shkak të tymit.
Policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.