Ilustrim

Zjarri kaplon njësorët e energjisë elektrike në një banesë në Ferizaj

Njësorët e energjisë elektrike në një objekt banesor kolektiv në Ferizaj janë përfshirë nga zjarri.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, dje rreth orës 10:40.

Sipas njoftimit, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmit të shkaktuar në njësorët elektrik nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e Policisë.