Ilustrim

Zjarri kaplon garazhin, dy veturat dhe shtëpinë e një qytetari në Podujevë

Një person ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura nga zjarri janë përfshirë garazhi, dy vetura dhe shtëpia e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Obranqë të Podujevës, rreth orës 2:09 pas mesnate.

Rasti po vazhdon të hetohet.