Foto: Fatmir Morina/Facebook

Zjarri del jashtë kontrollit në 'Bjeshkët e Nemuna' - FOTO

U.d. i drejtorit të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, Fatmir Morina ka njoftuar se dje dhe sot zjarri ka përfshirë disa pjesë të pyjeve në territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, përkatësisht në fshatin Stankaj dhe në rajonin e Milishevcit.

“Intervenimi ka qenë në nivelin e duhur si nga ana e punonjësve të drejtorisë, zjarrfikësve dhe banorëve lokal por ende është duke vazhduar zjarri por me intensitet me të vogël”, ka shkruar Morina në Facebook.

Morina ka shtuar se ekipet do të vëzhgojnë natën gjendjen dhe gjatë ditës së nesërme do të jenë të angazhuar tërë ditën.

Më tej ai ka thënë se kryesisht është zjarr sipërfaqësor dhe pozita gjeografike është e atillë sa që ka vend edhe për dyshime për zjarrvenie të qëllimshme.

“Për këtë janë informuar edhe policia dhe rasti është në hetime. Thatësira është e madhe dhe ka muaj që nuk ka pasur reshje dhe shpresojmë se nuk do të na përsëriten raste të ngjashme”, ka përfunduar Morina.

 

 

Foto: Fatmir Morina/Facebook
Foto: Fatmir Morina/Facebook
Foto: Fatmir Morina/Facebook