Zjarri afër Klinikës së Pulmologjisë, QKUK-ja thotë se janë baraka të banimit privat

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka bërë të ditur se barakat që u përfshinë nga zjarri pasditen e së mërkures janë të banimit privat në hapësirat e QKUK-së.

Sipas QKUK-së, zjarri ka shpërthyer rreth orës 15:30.

“Falë reagimit të menjehershëm të Policisë së Kosovës dhe ekipit të zjarrëfikësve, zjarri është shuar, e që ka mundur të paraqes rrezik të madh për objektet spitalore. Detajet tjera do të bëhen të ditura nga organet policore që me ekipet e tyre kanë dalë në vendin e ngjarjes” – thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Ndërsa Policia e Kosovës ka thënë se përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar nga ky incident.

Zjarr në Lagjen e Spitalit në Prishtinë – FOTO