Zjarrëfikësit FOTO- Atdhe Mulla

Zjarrfikësit: Mos na detyroni që të protestojmë, nuk e kemi vendin në rrugë

 

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka kërkuar që nesër që në rishikim te buxhetit, të gjitha institucionet qeveritare, nivelit qendror, ministrive përkatëse, deputetëve/e te bëjnë vërejtjet e tyre rreth votimit dhe të angazhohen që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve, dhe të shqyrtohen mundësitë që të sigurohen mjete buxhetore dhe të krijohen mundësi dhe kushte normale.

Ata nëpërmjet letrës publike kanë kërkuar nga institucionet të angazhohen që shërbimi i tyre të jetë funksional dhe të jetë i gatshëm që të kryej misionin në mënyrë të dinjitetshme. Sipas tyre, shërbimi zjarrfikjes dhe shpëtimit meriton tretman tjetër.

“Prandaj derisa te rregullohet çështja e ligjit te pagave dhe Statusit, dhe e kompetencave dhe Buxhetit sipas kërkesave që ju kemi parashtrua të gjitha qeverive pa përjashtim, që nga viti 2010 qe 10 vite asnjë hap para vetëm përkeqësim te gjendjes dhe premtime bosh.

  • Që Koeficienti te nivelohet ne nivel vendi ne vlerë 6-të
  • Të nivelohet rrezikshmëria me Policinë e Kosoves,
  • Të fillon kompensimi i ndërrimeve të natës, festave, orëve jashtë orarit , festat shtetërore dhe fetare
  • Të sigurohen mjete për pajisje te cikat janë ne mungesë, pajisje edhe personale,
  • Të Kompensohen mjetet për shpenzime mjekësore për lëndime ne vendin e Punës.

Mos na detyroni që kërkesat tona të drejta ti kërkojmë ne forma tjera, mos na detyroni që të protestojmë, nuk është vendi i Zjarrfikësve në rrugë, por në shërbim te qytetareve, andaj Veproni, për ndryshe pasojat do ti bartni ju, nëse Qeveria nuk siguron mjete për te kryer obligimet ligjore , zjarrfikësit do te protestojnë, zjarrfikësit e kanë humbur durimin”, thuhet në letër.