Zjarrfikës - Foto: REL

Zjarrfikësit e Prishtinës e shpëtojnë nga më e keqja një shtëpi të cilës po i digjej kulmi

Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve të Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës një shtëpi ka shpëtuar pa u djegur.

Rasti ka ndodhur të premten në fshatin Breznicë të Obiliqit.

Zjarrfikësit kanë njoftuar se një zjarr që kishte përfshirë barin dhe mbeturinat afër një shtëpie kishte nisur ta digjte edhe kulmin e saj.

Por, falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve shtëpia ka shpëtuar pa u djegur dhe me dëme minimale, ndërsa dëme në njerëz nuk ka pasur.

Foto: Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës
Foto: Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës
Foto: Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës