Ilustrim. Foto: KALLXO.com

Zjarrfikësit duhet të reagojnë të parët, por në Suharekë u goditën të parët nga vërshimet

Hajriz Sejidu nga Agjencia e Emergjencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës ka treguar në KALLXO.com se si në kohën kur Suhareka u përball me vërshime nga shiu, ishte ndërtesa e zjarrfikësve ajo e cila u vërshua e para.

Ekipi i zjarrfikësve janë ekipi i parë që duhet t’u dalin në ndihmë qytetarëve në rast të emergjencave të tilla.

“Kemi stacione të zjarrfikësve ku ndërtesat janë shumë të vjetra. Në vërshimet e Suharekës, të parin që e ka goditë ka qenë stacioni i zjarrfikësve. Sepse është një ndërtesë e vjetër dhe e rrok vërshimi”, tha Sejdiu në KALLXO.com

Sipas tij, ka disa ndërtesa të institucioneve që reagojnë në emergjenca që janë më të dobëta se ndërtesat e zakonshme.

“Ndërtesat e reaguesve të parë në raste emergjente, janë më të dobëta se ndërtesat e qytetarëve të zakonshëm”, thotë ai.

 

Në nëntor të vitit të kaluar Shqipëria u përball me një prej tërmeteve më të rënda në historinë e saj me mbi 50 persona që gjetën vdekjen.

Një vit më vonë, KALLXO.com është kthyer për të parë se si është trajtuar nga institucione tona tërmeti.

Të ftuar në debat janë: Hajriz Sejdiu, nga Agjencia e Emergjencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ejup Maqedonci nga FSK. Faton Hoxha, nga Shoqata e Ndërtimtarëve dhe Florim Grajqevci, profesor dhe dekan në Fakultetin e Ndërtimtarisë në UP.