Zjarret përfshijnë Spanjën

Spanja po digjet nga zjarret, pasi një tjetër zjarr i fuqishëm ka prekur ishujt Kanarie, zjarri i dytë i fuqishëm që ka prekur Spanjën brenda këtij muaji.

Zjarri i cili ra dy ditë më parë ka avancuar me shpejtësi duke djegur mbi 10 mijë hektarë tokë e cila pjesërisht ishte e mbjellë me prodhime bujqësore.

Raportohet se si pasojë e zjarrit janë evakuuar rreth 9,000 persona si dhe për shuarjen e flakëve janë angazhuar 600 zjarrfikës dhe 16 helikopterë e avionë.

Zjarri i cili po ndihmohet nga i nxehti dhe erërat në disa zona shkon deri në 50 metra lartësi.

Edhe pse janë derdhur mbi 1 milion litra ujë, zjarri po vazhdon të rritet.

Gran Kanaria, njëri nga ishujt Kanarie është shtëpi e mbi 900 mijë njerëzve.

Ndërsa Presidenti i Ishujve Kanarie, Victor Torres, thekson se zjarri është i pakontrollueshëm.

Epiqendra e zjarrit mbetet parku natyror Tamadaba që shtrihet brenda një zone të mbrojtur nga UNESCO.