Zjarret në Turqi, ka edhe viktima në njerëz

Numri i viktimave nga zjarret në bregdetin jugor të Turqisë është rritur.

Zjarrfikësit po mundohet të shuajnë zjarret në këtë shtet për të tretën ditë me radhë, kurse në këtë shtet raportohet se kanë shpërthyer deri në 70 zjarre.

Sipas mediave turke, këto zjarre kanë shpërthyer në brigjet e Egjeut dhe Mesdheut të Turqisë, si dhe në zonat e brendshme të tyre.

Në ndihmë të zjarrfikësve turk, kanë ardhur edhe avionë nga Rusia dhe Ukraina

“Nga mesdita, me ardhjen e avionëve, ne po kthehemi në një drejtim pozitiv”, u tha Erdogan gazetarëve pas lutjeve të së premtes.

Mediat raportojnë se fshatrat dhe disa hotele janë evakuuar në zonat turistike.

Zjarre aktive ka ende në rajonin turistik mesdhetar të Antalias dhe provincën turistike të Egjeut, Mugla.

Erdogan njoftoi se të paktën pesë avionë, 45 helikopterë, dronë dhe mbi 1 mijë automjete zjarrfikëse ishin përfshirë në përpjekjet e shuarjes së zjarrit në 1 mijë 140 vende.

Zjarret në Turqi: Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret vdekjeprurës

Të paktën katër persona kanë vdekur – përfshirë një zjarrfikës vullnetar i cili po merrte ujë të pijshëm për kolegët e tij, shkruan skynews.

Imazhet satelitore kanë treguar shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret vdekjeprurëse të tërbuara në të gjithë Turqinë jugore.

Zjarret në Oymapinar në Turqi. Imazh satelitor © 2021 Maxar Technologies