Zjarret në Australi afër maleve 'Snowy'

Dy zjarre masive që janë ndezur në Australi kanë krijuar një “mega zjarr” nga erërat e forta Gale, ndërsa autoritetet paralajmërojnë mot të keq ditëve në vazhdim.

Disa ditë ka pasur frikë se zjarri do të binte mbi kufirin e New South Wales- Victoria në malet ‘Snowy’.

Parashikimet janë që do të ketë më shumë nxehtësi, erëra të forta dhe vetëtima të thata.

Në pjesë të të dy shteteve, banorëve u është thënë që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, të premten dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë Australinë kanë morë pjesë në protestat për ndryshimin e klimës.

Në qytete: Sidnei, Melburni dhe Canberra, protestuesit dolën kundër qeverisë së kryeministrit Scott Morrison për të bërë një tranzicion të shpejtë larg nga karburantet fosile.

Zëdhënësi i Shërbimeve të Zjarreve Rurale New South Wales (NSW) Anthony Clark tha se një “gisht” i flakës Lindore Ournie Creek ishte përplasur me zjarrin në Dunns Road të Premten në mbrëmje, raporton BBC.