Sokol Haliti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zjarrëfikësit e Policia në Viti ende pa objekte

Objekti i njësitit të zjarrfikësve në Viti është në gjendje të mjerueshme tash e një kohë.

Hetim Jakupi, komandat i kësaj njësie ka thënë se që nga 2009 objekti në të cilin kryejnë punën, nuk ka kushtet elementare.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ftuar në emisionin, “Jeta në Komunë”, ka thënë se objekti i ri për zjarrfikësit është ndërtuar dhe është në prag të finalizimit.

Ai ka premtuar se deri në fund të mandatit të tij do ta përfundojë objektin e ri.

“Objekti i ri i zjarrfikëseve, nuk është i gatshëm, e kam premtuar objektin e kom ndërtuar por se kemi finalizuar për pak buxhet, kryhet deri në fund të mandatit, dikun për 23 mijë ka mbet. Deri në fund të mandatit tim do të përfundojë, pasi që unë i kom edhe një vit mandat”, tha ai.

Pa objekt janë edhe Policia e Kosovës njësiti në Viti, për të cilin Afrim Halili, komandat i saj e ka pyetur kryetarin Sokol Haliti për një afat kohor.

Por Haliti fajin ia ka hedhur Ministrisë së Punëve të Brendshme duke thënë se nuk është nën kompetencën e komunës.