Zjarre në disa fshatra të Suharekës – FOTO

Disa fshatra të Suharekës janë përballur me zjarre pasditen e sotme.

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka bërë të ditur se janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e tyre.

Sipas fotografive që ka publikuar Muharremaj, shihet se janë djegur hamulloret.

“Ende si duket kemi probleme me zjarre, në Sopijë, Bukosh, Dragaqinë, Nishor, Breshanc, Dobërdelan, Biraq etj.  Ju lutem ta keni kujdesin e shtuar sepse temperaturat ende janë të larta dhe mund të ketë ende dëme.  Ne me të gjitha ekipet jemi në teren dhe po punojmë në shuarjen e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

Ditë më parë disa zona të Kosovës janë përballur me zjarre.