(Ilustrim) - Foto: KALLXO.com
Zjarre fushore në Kçiq dhe Vaganicë të Mitrovicës
Një zjarr fushor është shkaktuar sot, 16.08.2024, në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
Komandanti i Zjarrfikësve për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Mehmet Mehmeti, ka thënë për KALLXO.com se momentalisht zjarri është lokalizuar.
“Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin”- ka thënë Mehmeti.
Tutje ai potencoi se zjarri ishte i përmasave të vogla dhe nuk ka ndonjë dëm të shkaktuar.
“Gjithçka është nën kontroll, nuk ka dëme”- u shpreh tutje ai.
Mehmeti shtoi se edhe në fshatin Vaganicë është shkaktuar një zjarr.
“Është kapluar nga zjarri një zonë në lagjen “Haxhiu” në Vaganicë. Ekipet e zjarrfikësve janë ende duke intervenuar për lokalizimin e zjarrit”- tha Mehmeti.
KALLXO.com ka raportuar dje, më 15.08.2024, për një zjarr që kishte përfshir Kodrën e Cërnushës.
Mehmeti: Zjarri në Kodrën e Cernushës në Mitrovicë nuk paraqet rrezik për banorët