Zjarr në Spital, 41 të Vdekur

Një zjarr në qytetin Miryang të Koresë Jugore ka lënë të vdekur të paktën 41 persona dhe shumë të tjerë të plagosur, kanë njoftuar zyrtarë të emergjencës.

Sipas tyre, besohet se zjarri ka filluar në katin e parë në dhomën e emergjencës në ndërtesën e spitalit Sejong.

“Dy infermiere kanë thënë se papritur e kanë parë zjarrin në dhomën e emergjencës”, ka thënë zjarrfikësit.

Miryang është rreth 270 kilometra në juglindje të kryeqytetit Seul.

Sipas zyrtarëve, të paktën 50 persona kanë pësuar dëme, ndërsa numri i viktimave mund të rritet.

Policia ka thënë se rreth 200 persona kanë qenë në ndërtesë kur ka nisur zjarri.