Zjarr në shtëpi banimi në Prishtinë - FOTO

Shtëpi banimi janë përfshirë nga zjarri këtë mesditë mbrapa Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

KALLXO.com po qëndron në vendin e ngjarjes.

Nga pamjet shihet se në vend të ngjarjes janë policia dhe zjarrfikësit të cilët po tentojnë të shuajnë flakët.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga zjarri u përfshi një shtëpi, ndërsa theksuan se nuk raportohet për të lënduar. KALLXO.com raportoi fillimisht se nga zjarri u përfshinë dy shtëpi, pasi objekti ka dy hyrje të veçanta, të ndara.

Zjarri në shtëpi banimi në Prishtinë, 18 tetor 2022 – Foto: KALLXO.com