Zjarr në Qendrën e refugjatëve në Vranidoll

Një zjarr ka shpërthyer në fshatin Vranidoll të Prishtinës ku strehohen refugjatët.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar dhe Bajram Krasniqi nga policia e Kosovës i cili tha se një person do të intervistohet nga stacioni policor.

“Sot në 04:48 policia është njoftuar për një zjarr në fshatin Vranidoll, në qendrën ku strehohen emigrantët. Zjarri është lokalizuar, policia po e trajton rastin, në këto momente një person do të intervistohet në SP “Veriu” Prishtinë”, tha Krasniqi për KALLXO.com.

Fotografitë janë marrë nga llogaria peronale e zjarrëfikësit që mori pjesë në aksion, Behar Shala