Zjarr në Parlamentin e Afrikës së Jugut

Një zjarr shpërtheu në ndërtesën e Parlamentit të Afrikës së Jugut, që gjendet në Kejp Taun.

Zjarrfikësve iu deshën disa orë që ta vinin zjarrin nën kontroll, që shkaktoi shtëllunga tymi që dukeshin nga disa kilometra larg ndërtesës.

Ministrja e Punës Publike dhe Infrastrukturës, Patricia De Lille, u tha gazetarëve se zjarri ka shkaktuar dëme në Dhomën e Parlamentit Kombëtar.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar nga zjarri.

Raportimet e para lënë të kuptohet se zjarri nisi në një zyre brenda ndërtesës, por ende nuk dihet shkaku i zjarrit./REL