Zjarr në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës - FOTO

Në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës, përkatisht në rrugën “Fazli Grajçevci” është hapur zjarr.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se informacioni për zjarrin është pranuar rreth orës 11:30.

“Rreth orës 11:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në në rrugën Fazli Grajçevci në Prishtinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar, bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar” – ka thënë Ahmeti.