Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zjarr në objektin e ri të Komunës së Prishtinës, evakuohen punëtorët dhe qytetarët

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka shpërthyer një zjarr nga një trafo elektrike në objektin e ri të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:00.

Sipas Komunës së Prishtinës, zjarri është vënë në kontroll dhe është shuar ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS-in dhe ekipin e emergjencës.

“Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarr i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, thuhet në njoftim.