
Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Zjarr në një shtëpi në Leposaviq, lëndohet një person
18.12.2024 - 10:58
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka pësuar lëndime trupore nga zjarri që ka përfshirë dhomën e një shtëpie në Leposaviq.
Sipas Policisë dyshohet se zjarri u shkaktua nga një nxehëse elektrike.
I njëjti, sipas policisë ka pranuar tretman mjekësor.
“Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”- thuhet një njoftimin e Policisë.
Rasti, sipas njoftimit është në procedurë hetimore.